Bota

Patriarku serb pas firmosjes së marrëveshjes: I dha fund peripecive dhe na afroi me njëri-tjetrin

Ai tha se Mali i Zi mund të jetë gjithmonë, siç ka qenë gjatë shekujve, një shtëpi mikpritëse për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh se nga vijnë ata.

3 Gusht 2022, 12:18 Nga d.a
Patriarku serb pas firmosjes së marrëveshjes: I dha fund peripecive
Porfirije dhe Abazoviç

MAL I ZI- Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirje tha se marrëveshja e nënshkruar sot është diçka që i duhej Malit të Zi dhe atij komuniteti fetar.

Sipas Vijesti, ai tha se Mali i Zi mund të jetë gjithmonë, siç ka qenë gjatë shekujve, një shtëpi mikpritëse për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh se nga vijnë ata.

Unë sot i jam para së gjithash mirënjohës Zotit, ju falënderoj zoti kryeministër për të gjitha përpjekjet që keni bërë me kolegët tuaj për t'i dhënë fund peripecive që po ndodhin që nga viti 2012 këtu në mënyrë solemne dhe për të nënshkruar Marrëveshjen Themelore mes shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe”, tha Porfirije pas nënshkrimit të dokumentit.

Ai ka përshëndetur të gjithë qytetarët e Malit të Zi, pavarësisht se “cilit Zot i luten, apo nuk i luten, cilit komb i përkasin” pasi siç theksoi ai ata kanë shumë gjëra të përbashkëta.

"Ne kemi kaq shumë gjëra të përbashkëta në shekuj, sa është me të vërtetë një luks të kalojmë kohë për atë që na dallon dhe të rrisim dallimet tona reciproke. Vitet kanë treguar se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe se nuk mund të bëjmë pa njëri-tjetrin dhe se ne mund të bëjmë gjithçka kur jemi bashkë dhe kur ka vend në zemrat tona për tjetrin”, shtoi ai.

Porfirije tha se nuk u deshën shumë fjalë për të kuptuar njëri-tjetrin se kjo lloj marrëveshje është diçka që i duhet shtetit të Malit të Zi dhe KOS-it në Mal të Zi. Ai theksoi se qëllimi nuk janë të drejtat për hir të të drejtave, nga pikëpamja e bashkësive fetare.

Për ne e drejta është vetëm hapësira dhe mundësia që ne të mundemi plotësisht, mbi themelet e Ungjillit dhe sistemin e vlerave që nxjerrim prej tij, të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie jo vetëm demokratike, por njerëzore, me synimin që të gjithë ta ndiejnë dhe ta perceptojnë njëri-tjetrin si vëllezër, si anëtarë të asaj në të cilën jemi të gjithë një pjesë e racës njerëzore. Çdo gjë tjetër vjen pas kësaj".-vijoi ai.

Ai falënderoi kryeministrin Abazoviç dhe kolegët e tij për punën dhe vendosmërinë e tyre, si dhe qytetarët e Malit të Zi për arritjen e kësaj marrëveshje historike.

 

marreveshja mal i zi-serbi dritan abazoviç patriarku porfirije

Sondazh

Poll