Bota

Abazoviç: Jam i gatshëm të lagohem, por nuk do lejoj njeri të mbajë vendin peng

Ai tha se “këtu ka okupatorë-kriminelë” që po mbajnë peng shtetin, duke u shprehur se po luftojnë kundër tyre dhe për këtë arsye Mali i Zi nuk është ende në BE. Ai theksoi se është gati të shkojë në shtëpi, por se nuk është gati që dikush ta mbajë peng vendin.

3 Gusht 2022, 12:37 Nga d.a.
Abazoviç: Jam i gatshëm të lagohem, por nuk do lejoj njeri
Dritan Abazoviç

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha se është një ditë e trishtuar për të gjithë ata që duan të jetojnë në të kaluarën dhe një ditë e mirë për ata që duan të mbyllin çështjet nga e kaluara në mënyrë demokratike.

Më falni nëse i përkisni kategorisë së parë. Por për nga formati dhe njohuritë ju i përkisni një kategorie tjetër”.-tha Abazoviç.

Sipas Vijesti, ai tha se “këtu ka okupatorë-kriminelë” që po mbajnë peng shtetin, duke u shprehur se po luftojnë kundër tyre dhe për këtë arsye Mali i Zi nuk është ende në BE. Ai theksoi se është gati të shkojë në shtëpi, por se nuk është gati që dikush ta mbajë peng vendin.

Menduat se do të mjaftonte fuqia e një grupi financiar, i cili tashmë kishte nisur një fushatë përmes një kuaziportali, për të ndikuar që kryeministri të largohej nga rruga e tij. Kjo nuk do të ndodhë. Në zgjedhje parashikoj rikthimin e asaj politike të financuar nga ato qendra pushteti. Do të doja që të mos ishe në atë anije, por mendoj se strukturat e partisë suaj janë në atë anije dhe prandaj duhet të shembet Qeveria”.- përfundoi ai.

Kryeministri tha se në BE nuk ka komisioner për çështje fetare, as në Aki, por fakti që ata janë pjesë e propagandës në Mal të Zi është tjetër histori.

Kontrata bazë duhet të ishte nënshkruar që të vinte nga mazhoranca 54 apo 49 dhe një konsensus i plotë. E kam njoftuar një muaj më parë. Tani të gjithë do të kemi mundësinë në Parlament të votojmë për çështjet europiane”, tha ai.

dritan abazoviç marreveshja mal i zi-serbi

Sondazh

Poll