Bota

Mbetjet hapësinore të kompanisë ‘Space X’ nga Elon Musk, bien në fermat Australiane

Astrofizikani pret që të gjenden më shumë mbetje në zonë 'ndër vite' nga kapsula SpaceX nga raketa e lëshuar në vitin 2020.

3 Gusht 2022, 11:45 Nga s.s
Mbetjet hapësinore të kompanisë ‘Space X’ nga Elon
Një pjesë e mbeturinave të anijes kozmike SpaceX u

AUSTRALI- Fermerët australianë gjetën në mënyrë misterioze mbetje hapësinore të shpërndara nëpër fushat e tyre muajin e kaluar. Një astrofizikan që ekzaminoi mbetjet tani beson se ishte nga një fluturim i anijes kozmike SpaceX e cila është kompania e Elon Musk. Njerëzit pranë Dalgety, Uellsi i Ri Jugor, gjetën tre pjesë të mëdha mbeturinash, një strukturë trekëndore 10 metra të gjatë, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve. Brad Tucker, një astrofizikan që inspektoi mbeturinat, tha në një video se ato mund të ishin fragmente të bagazhit të një avioni SpaceX Dragon të përdorur gjatë misionit Crew-1 në 2020 dhe disa nga fragmentet kishin numra serial, raporton The Guardian.

Astronomi Jonathan McDowell ka shkruar në Twitter se shkencëtarët e dinin se mbeturinat nga mbetjet e anijes kozmike Dragon mund të binin në zonë rreth fillimit të korrikut dhe mbetje janë një "përputhje e mirë" për rrugën e fluturimit të bagazhit më 8 korrik. Tucker tha: “Kam dalur dhe i kam parë vetë pjesët, nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se janë mbeturina hapësinore”.

Mbetjet hapësinore të kompanisë ‘Space X’ nga Elon
Ekspertët teknikë nga Agjencia Australiane e Hapësirës konfirmuan se objektet janë pjesë e programit SpaceX të Elon Musk

Fermeri i deleve Mick Miners zbuloi objektin 10 metra të gjatë në arën e tij më 25 korrik. Fqinji i tij, Jock Wallace, kishte gjetur gjithashtu mbetje në fushën e tij një javë më parë, dhe njerëzit në zonë gjithashtu raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë më 9 korrik. Wallace fillimisht e raportoi zbulimin tek autoriteti lokal i sigurisë së aviacionit civil, i cili i tha atij të telefononte NASA-n. Agjencia Australiane e Hapësirës dhe policia e Uellsit të Ri Jugor po hetojnë objektet për të konfirmuar lidhjen e tyre me fluturimet në hapësirë. Tucker tha: “Përfundimisht SpaceX, ose të paktën SHBA-të, do të duhet të bëjnë një deklaratë nëse duan ta mbajnë apo ta rikthejnë apo jo”.

anije kozmike space x elon musk australi

Sondazh

Poll