Bota

Inflacioni arriti në nivel rekord prej 79.6% në Turqi, më i larti në 24 vitet e fundit

Inflacioni filloi të rritet vjeshtën e kaluar kur paundi ra pasi banka qendrore uli gradualisht normën bazë të interesit me 500 pikë bazë në 14%.qqi

3 Gusht 2022, 11:57 Nga d.a.
Inflacioni arriti në nivel rekord prej 79.6%  në Turqi, më i
foto ilustruese

TURQI- Inflacioni në Turqi u rrit në një nivel prej 79.6% në korrik, më i larti në 24 vite, treguan të dhënat e publikuara sot, pasi lira është dobësuar dhe kostot globale të energjisë dhe të mallrave rritën çmimet.

Inflacioni filloi të rritet vjeshtën e kaluar kur paundi ra pasi banka qendrore uli gradualisht normën bazë të interesit me 500 pikë bazë në 14%.

Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 2.37% në korrik, tha agjensia e statistikave e Turqisë, nën parashikimin prej 2.9% në një sondazh të Reuters. Në bazë vjetore, inflacioni pritej të ishte 80.5%. Paundi mbeti i pandryshuar pas publikimit të të dhënave,në 17.9560 kundrejt dollarit.

Ekonomistët argumentojnë se problemet sociale në Turqi janë si pasojë e strategjisë jokonvencionale ekonomike të Erdoganit, që ka detyruar shumë investitorë të huaj të largohen nga vendi. Erdogan insiston se ulja e normave të interesit është e nevojshme për të ulur çmimet e konsumit.

Niveli i lartë i inflacionit po ashtu i atribuohet kolapsimit të monedhës kombëtare turke, lira, që ka bërë që të shtrenjtohen importet e energjisë.

inflacioni ne turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll