Politike

Dosja me 985 e-maile të Ramës, si punonjësit e administratës i ankohen kryeministrit

2 Gusht 2022, 22:36 Nga I.A
Dosja me 985 e-maile të Ramës, si punonjësit e administratës
Edi Rama

TIRANË- Një file që përmban 985 e-maile që i janë dërguar kryeministrit Edi Rama është publikuar ditën e sotme. Dosja që përmban emailet e Ramës është publikuar nga faqja Homeland Justice, e cila përmban domain rus (.ru)

E-mailet drejtuar Ramës janë kryesisht ankesa nga qytetarë, biznesmenë apo edhe punonjës të administratës. Në një emali tjetër gjendet harta e projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës, ndërsa në një dokument të nëntorit 2020 konsulli i Kharkivit në Ukrainë i uron kryeministrit 108 vjetorin e pavarësisë.

Në dokumentet e publikuara nga hakerat gjenden CV të shumta për profesione të ndryshme. Ka ankesa edhe për legalizimet, për tenderat dhe mos promovime ne detyrë. 

 

edi rama

Sondazh

Poll