Politike

Tragjedia e Himarës, PD: Vrasje, Taso të ishte përjashtuar me kohë nga radhët e policisë

Po ashtu ai ka shtuar se Taso duhet të ishte përjashtuar me kohë nga radhët e Policisë, pasi ka bashkëunuar me trafikantë droge.

2 Gusht 2022, 19:50 Nga I.A
Tragjedia e Himarës, PD: Vrasje, Taso të ishte përjashtuar me
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, ka reaguar për ngjarjen e tmerrshme në Himarë, ku komisari Arjan Taso vrau një vajzë 7-vjeçare me skaf. Në një deklaratë për mediat, Balliu ka deklaruar se policia e ka cilësuar këtë si aksident, duke theksuar se kjo është një vrasje. Po ashtu ai ka shtuar se Taso duhet të ishte përjashtuar me kohë nga radhët e Policisë, pasi ka bashkëunuar me trafikantë droge.

Deklarata e Plotë:

Një fëmijë 7 vjeçare ka humbur jetën në një plazh të Himarës para disa orësh. Njoftimi i komunikatës së Policisë e klasifikon si aksident. Një skaf që drejtohej nga Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan, e ka goditur duke i marrë jetën një vajze të vogël që po pushonte me prindërit. Policia mund ta klasifikojë si të dojë, por rasti nuk është asgjë më pak se vrasje. Eshtë një atentat i dyfishtë, për faktin se një njeri i paguar dhe graduar për të mbrojtur jetën e qytetarëve, e merr atë. Shefi i Komisariatit të Elbasanit Arjan Tase është përjashtuar nga radhët e Policisë nga drejtori i Përgjithshëm Nano, ndërkohë që kjo duhet të kishte ndodhur kohë më parë.

Tase, sipas raportimeve meditaike, është arrestuar 2 vjet më parë, kur ishte shef i Policisë së Himarës, për bashkëpunim me trafikantët e drogës. Ky është rasti i dytë në pak ditë, që një mjet lundrues, del nga deti dhe godet pushuesit. Kjo nuk është shenjë e pakujdesisë, por e sigurisë publike të lënë në duar trafikantësh. Ata që lejojnë trafikun e drogës mund të lejojnë, pa i vrarë ndërgjegjia edhe skafistët e papërgjegjshëm, dhe madje të jenë vetë në timon të mjeteve lundruse që vrasin njerëz. I shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes Avdia që ka humbur dritën e syve. Shqiptarëve u kërkojmë të shohin në sy të vërtetën e një shteti pupac, që del nga toka dhe deti, jo për t'i mbrojtur, por për t'i dëmtuar. Kur të rrezikshmit e drejtojnë, Shqipëria është në rrezik!

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

klevis balliu vdes femija ne himare

Sondazh

Poll