Politike

Berisha: Vilma Nushi ndryshoi ligjin për barnat. Futi në Shqipëri ilaçet e Beogradit!

Sali Berisha theksoi se gjatë qeverisjes së tij, ishte një ligj dhe një nen që asnjë bar që nuk qarkullon në Bashkimin Europian dhe që nuk ka miratimin e FDA të SHBA, nuk mund të hyjë në Shqipëri.

2 Gusht 2022, 21:03 Nga k.m.
Berisha: Vilma Nushi ndryshoi ligjin për barnat. Futi në Shqipëri
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim kryeministrit Edi Rama, që nëpërmjet biznesmenes Vilma Nushi, ndryshoi ligjin për barnat për të futur në Shqipëri ilaçet e Beogradit.

Në takimin me intelektualët në kuadër të vështirësive që hasin familjet shqiptare, Berisha theksoi se gjatë qeverisjes së tij, ishte një ligj dhe një nen që asnjë bar që nuk qarkullon në Bashkimin Europian dhe që nuk ka miratimin e FDA të SHBA, nuk mund të hyjë në Shqipëri. Por Rama duket se e ka ndryshuar ligjin e tij.

"Vilma Nushi, një gjë ka këtu. Ne patëm një ligj, ligji për barnat kishte një nen, asnjë bar që nuk qarkullon në BE dhe që nuk ka miratimin e FDA të SHBA, nuk mund të hyjë në Shqipëri. Kishte një garanci. Mund ta blije më shtrenjtë, por kishte siguri. I pari nen që u ndryshua ishte ai, për shkak të korrupsionit., E ndryshoi Vilma Nushi sepse përfaqësonte Profarmën e Beogradit. Dhe duhej që ilaçet e Beogradit që nuk hynin në BE, të futeshin në Shqipëri. Kjo është e vërteta. Korrupsioni është këtu shkaku i një varfërimi të tmerrshëm dhe pastaj i shkëputjes totale, humbjes totale të ndjeshmërisë për realitetin dramatik që zhvillohet,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll