Politike

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, PD njofton protestë në Tiranë. Kërkohet dorëheqja e Bledi Çuçit dhe Mirela Kumbaros

PD njofton si kërkesë të protestës dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, e mesa duket kanë kursyer kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

2 Gusht 2022, 22:14 Nga k.m.
Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, PD njofton protestë në
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e një proteste në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme ditën e enjte, 4 gusht, ora 19:00. Në njoftimin publik të selisë blu, theksohet se protesta mbahet në lidhje me përplasjen për vdekje të 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë. PD njofton si kërkesë të protestës dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, e mesa duket kanë kursyer kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

"Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshem Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro,"-shkruhet në njoftimin e tyre. 

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

pd proteste per himaren vdes femija ne himare

Sondazh

Poll