Politike

E-mailet e Ramës/ “PD ka kapur FSDKSH-në”, punonjësja i ankohet, kompozitori i jep "mend" për opozitën

Sot ata kanë publikuar një email, që një punonjëse e FSDKSH-së i ka dërguar kryeministrit Rama, për tu ankuar për kolegët e saj.

2 Gusht 2022, 20:36 Nga I.A
E-mailet e Ramës/ “PD ka kapur FSDKSH-në”, punonjësja
Edi Rama

TIRANË- Grupimi "Homeland Justice” (Drejtësia e Atdheut) ka postuar sërish materiale kërcënuese në faqen e krijuar në internet. Kësaj herë pretendohet se janë futur në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama, madje dhe po kërcënojnë kreun e qeverisë shqiptare se do t'i publikojnë të gjitha mesazhet elektronike që ka marrë.

Sot ata kanë publikuar një email, që një punonjëse e FSDKSH-së (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor
Ueb-faqe) i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, për tu ankuar për kolegët e saj. Në email lexohet se i gjithë institucioni është i kapur nga familjarët e zyrtarëve të PD, të cilët përveçse nuk bëjnë asnjë punë, ushtrojnë presion mbi administratën.

E-mailet e Ramës/ “PD ka kapur FSDKSH-në”, punonjësja
E-maili

Po gjithashtu, janë publikuar edhe disa emaile të mbërritur nga një kompozitor i njohur shqiptar, emri i të cilit nuk është bër me dije. Kompozitori i kërkon Ramës që të arrestohen personat e përfshirë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit të mos lejohen të hyjnë në Parlament. Po ashtu, i kujton edhe paralajmërimet për vrasjen e Xhelal Mziut dhe ofendimet e presidentit Ilir Meta, pasi përmendi sfurqet dhe hanxharët.

edi rama homeland justice

Sondazh

Poll