Politike

Tragjedia në Himarë/ PD paralajmëroi protestë të enjten, i bashkohet edhe PL: Populli shqiptar është Zot i fateve të veta!

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se ka ardhur koha që t'i tregohet regjimit kliminal që populli shqiptar është Zoit i fateve të veta.  

2 Gusht 2022, 22:39 Nga I.A
Tragjedia në Himarë/ PD paralajmëroi protestë të
Tedi Blushi

TIRANË- Partia e Lirisë do t'i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e enjte, për shkak të tragjedisë që tronditi sot Himarën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se ka ardhur koha që t'i tregohet regjimit kliminal që populli shqiptar është Zoit i fateve të veta.  

Postimi i Plotë:

Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku sot familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare. Është koha për t'i treguar këtij regjim kriminal, që varfëron, grabit, dhunon dhe vret fëmijë, se populli shqiptar është Zot i fateve të veta!

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

tedi blushi

Sondazh

Poll