Politike

Kërkesat e LGBT+, Berisha: Kërcënojnë familjet shqiptare, në krye qëndron Soros

Gjatë një bisede me intelektualët, Berisha tha se është një rrymë e cila dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra dhe se kjo rrymë kërkon të imponohet politikisht, sociologjikisht, të imponohet në forma të ndryshme.

2 Gusht 2022, 20:48 Nga I.A
Kërkesat e LGBT+, Berisha: Kërcënojnë familjet shqiptare,
Berisha me intelektualet

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në botë janë dy rrymash për familjen. Gjatë një bisede me intelektualët, Berisha tha se është një rrymë e cila dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra dhe se kjo rrymë kërkon të imponohet politikisht, sociologjikisht, të imponohet në forma të ndryshme. Sipas kreut të PD-së ku në krye të kësaj rryme (LGBT+) qëndron George Soros.

Njoftimi i Plotë: 

Nuk mund të mohoj dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se përballen dy rryma, në Shqipëri dhe në botë. Një rrymë e cila tejkalon familjen dhe vlerat e saj, një rrymë e cila dekonfiguron familjen dhe shndërron prindërit në numra dhe sigurisht një shumicë tjetër e cila beson në vlerat familjare.

Problemi është edhe më dramatik, sepse kjo rrymë që tejkalon familjen dhe vlerat e saj, apo i refuzon ato, i shmang, kjo rrymë kërkon të imponohet politikisht, sociologjikisht, të imponohet në forma të ndryshme. Nuk mund të mos theksoj se në krye të kësaj rryme qëndron George Soros. Po përse qëndron Soros? Dy arsye janë. E para, është multimiliarderi, i cili investon më shumë, tejkalon të gjithë donacionet. Ai përdor miliarda të cilat i ka kryekëput frut të spekulimit.

Ai përdor miliardat për të imponuar koncepte, që cfarë janë absolutisht koncepte të ekstremit të majtë. E gjykoj se mbrojtja e familjes dhe vlerave të saj, mbrojtje e gjithëanshme, është një imperativë, është një domosdoshmëri dhe ne si forcë konservatore, e kemi patur dhe do ta kemi si vlerën më themelore të shoqërisë. Ndaj, unë nuk po zgjatem, por kam ardhur të dëgjoj mendimet dhe pikëpamjet tuaja, për familjen në rrezik, për dramën që përjeton sot shoqëria shqiptare". 

 

sali berisha

Sondazh

Poll