Politike

Tenderi për rrugën Milot-Fier/ Berisha: Borxhi është fundosës, do na duket Greqia "lule"!

Sali Berisha e cilësoi alarmant borxhin publik i cili ka arritur në 107%, duke e konsideruar si fundosës për vendin. 

2 Gusht 2022, 21:07 Nga k.m.
Tenderi për rrugën Milot-Fier/ Berisha: Borxhi është
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me intelektualë të fushave të ndryshme, foli edhe për autostradën Milot-Fier, pjesë e 'Korridorit Blu', tenderi për të cilën u hap sot. Sipas Berishës, është një kohë e vështirë për një investim të tillë. Duke përllogaritur se një kilometër rrugë në këtë autostradë do të kushtojë, sipas tenderit të Edi Ramës, 22 milionë euro, rrugë lineare, në një kohë kur në Europë, standardi është 2 deri 3 milionë euro. Berisha e cilësoi alarmant borxhin publik i cili ka arritur në 107%, duke e konsideruar si fundosës për vendin. 

"A jemi në krizë ne sot? Sot mediat njoftojnë se u rrit me 10% çmimi i qumështit. Po të shkosh në brigjet tona sot janë bosh. Sepse për të shkuar nga Tirana në Palasë, shpenzojnë nga 130 mijë lekë naftë, më tha një miku im. Sot ky zotëri, bashkë me nëkëmbësen e tij, njoftuan se po hapin tenderin për autostradën blu, Milot-Fier.

Në një kohë kur borxhi publik është fundosës për këtë vend. Nuk do jetë e largët dita kur Greqia do të duket lule këtu. Është 107% borxhi. Kaq është preukopimi i këtij njeriut. Ndjeshmëria e tij ndaj këtij realiteti është zero. Ai është i lumtur. Ai jeton në lumturinë e tij. Jeton në saraje, me avion në dispozicion, jeton me çdo gjë, kurse se çfarë ndodh me qytetarët, ai nuk ka asnjë preukopim.

Ne kaq sa jemi, renditemi në pozicionin e 118 në botë për të ardhurat për frymë. Ne renditemi në 4 vendet me vdekshmëri më të lartë nga koronavirusi në botë. Po të them se po i vrau qeveria, atëherë e ekzagjeroj. Por ju them me bindje se shkaku i këtij niveli vdekshmërie ishte qëndrimi i asaj ministreje dhe këtij kryeministri. Ikën 20 mijë qytetarë, ikën duke mashtruar numrin e vdekjeve me 5-6 herë. Si ikën? Ikën sepse njerëzit nuk i shtronin në spitale. Kosova shtronte 2.5 herë më shumë se Shqipëria. Kosova me 2 mln banorë, kishte 1150 shtretër në dispozicion. Kurse ne 450-500 dhe ndonjëherë shkonin tek 650,"-tha Berisha. 

Gara për rrugën e re u hap sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Aksi Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h në orë. 

sali berisha tenderi milot-fier

Sondazh

Poll