Politike

Rama reagon për tragjedinë në Potam, hedh "topin" nga Policia: Të nxjerrin mësimet e duhura

Pasditen e sotme, kryeministri ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa shkruan se Policia duhet të nxjerrë leksione.

2 Gusht 2022, 18:47 Nga DOSJA
Rama reagon për tragjedinë në Potam, hedh "topin" nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka pasuar "topin" për tragjedinë e sotme tek Policia e Shtetit dhe drejtuesit e saj. Pasditen e sotme, kryeministri ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa shkruan se Policia duhet të nxjerrë leksione. Po ashtu, sipas Ramës, fajtori duhet që të marrë ndëshkimin maksimal lidhur me ngjarjen e rëndë.

"Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse! Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!,"-shkruan Edi Rama. 

Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi i mituri nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

arjan tase vdes femija ne himare edi rama

Sondazh

Poll