Aktualitet

Arrestohen dy vëllezërit në Sarandë, njëri vadiste kanabisin, tjeri dyshohet bashkëpunëtor

Po ashtu, u arrestua edhe vëllai i tij, A. B., 38 vjeç, i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale.

28 Korrik 2022, 14:35 Nga A.B

Arrestohen dy vëllezërit në Sarandë, njëri vadiste

SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur në flagrancë nga policia duke ujitur bimët narkotike. Në pranga ra 35-vjeçarit me iniciale. B., i cili u kap duke vaditur bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë.

Po ashtu, u arrestua edhe vëllai i tij, A. B., 38 vjeç, i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit të banesës së tyre, në Shëndëlli, Konispol, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/ Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Fields”. U kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari. Në pranga edhe vëllai i tij, i dyshuar si bashkautor. Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë. sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një armë gjahu, një sasi municioni luftarak dhe 3 aparate celulare. Në vijim të kontrolleve intensive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia e Sarandës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fields”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i 35-vjeçarit V. B., i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 38 vjeç (vëllai i shtetasit V. B), i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit të banesës së këtyre dy shtetasve, në Shëndëlli, Konispol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

sarande

Sondazh

Poll