Aktualitet

Sekuestrimi i pasurisë miliona euro të Anton Gjinajt! Nano paraqitet në SPAK, do takohet me Krajën

Në fokus të takimit Nano-Kraja është edhe sekuestrimi i pasurive miliona euro të Anton Gjinajt. 

28 Korrik 2022, 14:31 Nga A.B
Sekuestrimi i pasurisë miliona euro të Anton Gjinajt!  Nano paraqitet
Gledis Nano, Anton Gjinaj dhe Arben Kraja

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Nano ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e SPAK, dhe pritet që të takohet me kreun e saj, Arben Krajën. 

Në fokus të takimit Nano-Kraja është edhe sekuestrimi i pasurive miliona euro të Anton Gjinajt. 

23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine. Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit "Alesio-2014", e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK.

gledis nano ne spak anton gjinaj

Sondazh

Poll