Aktualitet

Automjeti përplaset me kamionin në aksin rrugor Korçë-Pogradec, plagoset një person

Mjeti tip “Benz” me drejtues personin me inicialet J. M., është përplasur me mjetin tip kamion, me drejtues personin me inicialet N. N.

28 Korrik 2022, 14:12 Nga A.B
Automjeti përplaset me kamionin në aksin rrugor
Aksident

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Policia informons e një person ka mbetur i plagosur. Mjeti tip “Benz” me drejtues personin me inicialet J. M., është përplasur me mjetin tip kamion, me drejtues personin me inicialet N. N. Për pasojë ka marrë dëmtime personi me inicialet J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.07.2022, rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin N. N. Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me shtetasin N. N., po kryen veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne korce aksident

Sondazh

Poll