I dënuar për trafik heroine në Spanjë, SPAK sekuestron 23 pasuritë e Anton Gjinajt
Anton Gjinaj rezulton i dënuar nga një gjykatë në Spanjë me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka nisur hetimin pasuror ndaj biznesmenit Anton Gjinaj që rezulton me dy emra dhe mbiemra. GJKKO ka vendosur sekuestron për dhjetra prona të tij dhe familjarëve të tij, të dyshuara të krijuara nga aktiviteti kriminal. Bëhet fjalë për Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) nga Puka, banues në Tiranë. Ai rezulton i dënuar nga një gjykatë në Spanjë me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
“Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.
Sipas SPAK, Gjinaj ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.7, datë 26.05.2021, në ngarkim të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini), i biri i Ndue dhe i Prendë, i datëlindjes 08.04.1966, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Nga aktet e administruara rezulton se me vendimin Nr.9 të vitit 2010, të Gjykatës Provinciale të Alicante, me seli në Elce, Spanjë është deklaruar fajtor i pandehuri Pashuk Gjini dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë. Nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsinit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (i ndryshuar) është paraqitur kërkesë për sekuestrimin e pasurive të shtëtsit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini). Nga ana e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.22 datë 27.07.2022, është vendosur : Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
II. Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), si dhe të personave të lidhur si më poshtë:
1. Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
2. Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
3. Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
4. Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
5. Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
6. Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
7. Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.
8. Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.
9. Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.
10. Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
11. Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.
12. Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
13. Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
14. Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
15. Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë.
16. Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
17. Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
18. Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.
19. Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
20. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.
21. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.
22. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.
23. Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSëAGEN”, modeli “GOLF”.
Sot me datë 28.07.2022 nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë ekzekutimi i vendimit të sekuestros të dhënë nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sondazh
EKSKLUZIVE/ U kap me snajper, si kamuflohej miku i ish efektivit të RENEA-s, bënte smoothie në Tiranë
Remal Rada TIRANË- Elton Hithi është miku i Remal Radës, ish-efektivit të RENEA-s, kamuflohej në Tiranë në mën...
Shkatërrohet grupi i trafikantëve i lidhur me Ndraghetën, 30 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë(EMRAT)
policia italiane ITALI- Një operacion Blitz është zhvilluar nga DDA Milano në orët e para të mëngjesit të...
5 PËRGJIGJET/ Çfarë duhet të dini për sulmin kibernetik mbi AKSHI-n
AKSHI dhe e-albania TIRANE- Sistemi elektronik shtetëror i AKSHI është rikthyer tashmë online por jehona në diskutimin publik dhe ...
'Butrinti'/ Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkesë Margaritit: Bëni publike letrën e UNESCO-s
Butrinti TIRANË- Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë Kulturore i ka dëguar një kërkesë ministres Elva Margariti p&eu...
Dyshohet se punon për grupe kriminale, ish-efektivi i RENEA-s: Më futën në kurth
Remal Rada TIRANË- Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se e kanë futur në kurth.&n...
Kapet sasi e madhe mallrash kontrabandë, arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)
Mallra kontrabande TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar "Last box...
‘Kam një pako për ty, por është pak me rrezik’/ Miku i ish- efektivit të RENEA-s: E kam të filmuar takimin
Remal Rada TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë për ish- efektivin e RENEA-s Remal Rada dhe El...
Akuzohet për falsifikim dokumentash, Kryebashkiakja e Dimalit përfundon në SPAK
Juliana Memaj TIRANË- Kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj ka përfunduar në Prokurinë e Posaçme kundër krimit dhe korrup...
Kishte shumë “vizitorë” në shtëpi, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali për tregti droge
droga e sekuestruar ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, banues në Parma, pë...
U arrestuan për mungesën e arkave në kontejnerin e 'Banaking', lirohen punonjësit e portit Durrës
Banaking DURRËS- Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu disa nga punonjësit e Portit të Durrësit të cilët u arrestu...
