Aktualitet

'Butrinti'/ Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkesë Margaritit: Bëni publike letrën e UNESCO-s

Po ashtu, ato kërkojnë që të rishikojnë në mënyrë urgjente planin e menaxhimit të Butrintit. 

28 Korrik 2022, 12:44 Nga A.B
'Butrinti'/ Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë
Butrinti

TIRANË- Forumi për Mbrotjen e Trashëgimisë Kulturore i ka dëguar një kërkesë ministres Elva Margariti për Butrintin. Ato kërkojnë që të bëhet publike letra e dërguar nga UNESCO në lidhje me Butrintin. Po ashtu, ato kërkojnë që të rishikojnë në mënyrë urgjente planin e menaxhimit të Butrintit. 

KERKESE PUBLIKE MINISTRISE SE KULTURES

1. Ne emer te transparences mbi Dosjen Butrinti, i kerkojme Ministrise se Kulture te beje publike letren qe ka marre kohet e fundit nga Qendra Boterore e UNESCO-s mbi ceshtjen e Butrintit.
2. Ne driten e publikimit te qendrimeve dhe tezave antishqiptare te prof. Richard Hodges, eshte e domosdoshme qe te rishikoje urgjentisht Planin e Menaxhimit te Butrintit, drejtuar nga Hodges, financuar nga AADF dhe mbeshtetur fuqimisht nga ish-ministrja Kumbaro. 3. AADF nevojitet te mbaje nje qendrim publik dhe te shpjegoje se perse ka mbeshtetur dhe financuar prof. Richard Hodges, nje personazh i njohur antishqiptar ne konkluzionet e tij shkencore per Shqiperine si nje "Shtet artificial pa shqiptare ... per sprastimet etnike kunder popullates greke te Jugut ... dhe vazhdimesine iliro-arberore si nje mit i krijuar politikisht dhe i pa mbeshtetur nga kerkimet arkeologjike te shkolles shqiptare dhe historiografia europiane".

forumi per mbrojtjen e trashegimise kulturore elva margariti

Sondazh

Poll