Aktualitet

GJKKO i sekuestroi pasuri miliona euro, Gjinaj po vuan dënimin në burgun e Reçit në Shkodër

23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj

28 Korrik 2022, 14:07 Nga A.B
GJKKO i sekuestroi pasuri miliona euro, Gjinaj po vuan dënimin në
Burgu

TIRANË- Anton Gjinajt të cilit sot GJKKO ka vendosur sekuestrimin e 23 pasurive, rezulton të jetë duke vuajtur dënimin e marrë në Spanjë me 8 vite e 9 muaj në burgun e Reçit në Shkodër. Biznesmeni Anton Gjinaj është ndjekur nga DEA amerikane për drogën në Spanjë, e cila i ka sjellë provat autoriteteve shqiptare.

SPAK ka sekuestruar 6 biznese: ‘Alesio-2014’, ‘Deizi-M’, ‘Polystyrene (EPS) Manufacturer, xyz 08’, ‘Foralb Alabaster’, ‘XYZ 08’, ‘Garden Residence Turdiu’. Po ashtu SPAK ka sekuestruar 4 pasuri të llojit truall, në Tiranë, 6 pasuri të llojit arë, po në Tiranë, 1 apartament e 2 ndërtesa si dhe 4 makina.

Sipas SPAK nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine.

anton gjinaj

Sondazh

Poll