Aktualitet

Morën peng 17-vjeçarin në Elbasan, publikohen emrat e 4 autorëve të arrestuar nga policia

Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 autorët të cilët do të hetohen për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

28 Korrik 2022, 13:32 Nga A.B
Morën peng 17-vjeçarin në Elbasan, publikohen emrat e 4
Foto ilustruese

ELBASAN- Identitetet e personave që morën peng një person mbrëmjen e djeshme në Elbasan janë bërë të ditur. Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 autorët të cilët do të hetohen për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

Autorët janë:

-Danjel Berati 20 vjeç
-Fabjan Goguaj 19 vjeç
-Beqir Qytyku 22 vjeç
-Ergys Goguja 20 vjeç

Këta persona, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20. Sipas njoftimit disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një person tjetër të përshirë në konflikt.

pengmarrje ne elbasan danjel berati fabjan goguaj ergys goguja

Sondazh

Poll