Aktualitet

5 PËRGJIGJET/ Çfarë duhet të dini për sulmin kibernetik mbi AKSHI-n

Dosja.al sjell pikat kyçe që duhet të dini në lidhje me aksesin në sistemin elektronik. 

28 Korrik 2022, 12:49 Nga f.g
5 PËRGJIGJET/ Çfarë duhet të dini për sulmin
AKSHI dhe e-albania

TIRANE- Sistemi elektronik shtetëror i AKSHI është rikthyer tashmë online por jehona në diskutimin publik dhe atë politik se a u mbrojt dot Shqipëria përballë hackerave nga jashtë vazhdon. Por çfarë ka ndodhur? Cila është situata sot?

Dosja.al sjell pikat kyçe që duhet të dini në lidhje me aksesin në sistemin elektronik. 

1. A mungojnë të dhënat? Jo, asnjë e dhënë nuk mungon. Të dhënat as nuk kanë humbur dhe as nuk janë fshirë. Të dhënat kishin një back up dhe ndodhen në serverat e AKSHI.

2. Përse sistemi nuk është funksional për disa shërbime? Sistemi është në funksion por interneti nuk është "hapur" në disa institucione për të trajtuar aplikimi pasi po vazhdon verifikimi dhe po shtohet sistemi i sigurisë hyrëse në to.

3. Kush gaboi? Ishte faji i IT? Hackimi që iu bë AKSHI-t ështëë sulm i organizuar dhe i një niveli më të lartë që ka ndodhur edhe në vende të tjera evropiane. Disa ditë më parë një gjë e ngjashme ndodhi në Itali dhe më herët edhe në Belgjikë.

4. Sa do të zgjasë rikthimi në funksionalitet? E-albania u rikthye në punë për 4 ditë ndërsa pritet që rikthimi i të gjitha shërbimeve online të mund të rikthehet për 7 ditë. 

5. Kush i mbron të dhënat e shqiptarëve? Në sistemin online të ngritur nga AKSHI, ekipi i punës nuk është shqiptar. Pjesë e grupit janë ekspertë nga Microsoft Detection and Response Team, Microsoft Threat Intelligence Center, Jones Group, dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

•Shënim: Dosja.al u konsultua për dhënien e këtyre përgjigje me disa specialistë të fushës që për qëllime personale zgjodhën të japin mendimin e tyre pa emër. 

 

akshi sulmi kibernetik e-albania

Sondazh

Poll