Aktualitet

U arrestuan për mungesën e arkave në kontejnerin e 'Banaking', lirohen punonjësit e portit Durrës

Zhdukja e 49 arkave me banane brenda të cilave dyshohet të ketë pasur lëndë narkotike kokainë vijon të mbetet ende mister.

28 Korrik 2022, 11:39 Nga A.B
U arrestuan për mungesën e arkave në kontejnerin e
Banaking

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu disa nga punonjësit e Portit të Durrësit të cilët u arrestuan për mungesën e kontenjerëve me banane të ‘Banaking’, ku dyshohet se kishte të fshehur kokainë.

Zhdukja e 49 arkave me banane brenda të cilave dyshohet të ketë pasur lëndë narkotike kokainë vijon të mbetet ende mister. Kontenieri ardhur nga Ekuadori rezultoi pa plumbce dhe mungese e nje pjese te ngarkeses, mbi këto u ngrit edhe akuza ndaj punononjësve të Portit të Durrësit.

Punonjësit e sigurisë dhe konkretisht ata të monitorimit te kamerave ne sallën operative do të lirohen nga burgu, konkretisht: Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila dhe Skënder Plaku sot prokurori afrim shehu do te kerkoje zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Gjithashtu edhe për dy punonjësit e kompanise Ziko shpk Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata do kerkoje zëvendësim të masës se sigirise nga arrest ne burg ne detyrim paraqitje.

Në përfundim të kësaj çështje të gjithë të arrestuarit janë në gjendje të lirë dhe nuk ka asnjë përgjegjës.

U arrestuan për mungesën e arkave në kontejnerin e

gjykata e durresit gentian halili rajd blet gjergji doraci

Sondazh

Poll