Aktualitet

Kapet sasi e madhe mallrash kontrabandë, arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

Në pranga ka përfunduar Altin Luma dhe Devis Kokoli.

28 Korrik 2022, 12:25 Nga A.B
Kapet sasi e madhe mallrash kontrabandë, arrestohen dy persona në
Mallra kontrabande

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar "Last box". Në pranga ka përfunduar Altin Luma dhe Devis Kokoli. Këto dy persona do të hetohen për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Punësimi i paligjshëm". 

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt shërbimi postar, në rrugën "Eshref Frashëri", me administrator Kokoli dhe Luma shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa faturat tatimore përkatëse apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Last box". Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Sekuestrohen mallra të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar. Vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Last box".

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: - A. L., 50 vjeç dhe D. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Punësimi i paligjshëm". Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt shërbimi postar, në rrugën "Eshref Frashëri", me administrator shtetasin D. K. dhe ortak shtetasin A. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa faturat tatimore përkatëse apo deklarata doganore për origjinën e tyre. Gjatë kontrollit në këtë subjekt janë gjetur edhe 2 shtetase, të punësuara në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

altin luma devis kokoli mallra kontrabande

Sondazh

Poll