Aktualitet

‘Kam një pako për ty, por është pak me rrezik’/ Miku i ish- efektivit të RENEA-s: E kam të filmuar takimin

Hithi ka kërkuar masë më afat duke pretenduar se e ka telefonuar një person i panjohur në emër të një të njohurit të tij në Angli, dhe i ka thënë “Kam një pako për ty. Hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik”.

28 Korrik 2022, 12:21 Nga A.B
‘Kam një pako për ty, por është pak me rrezik’/
Remal Rada

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë për ish- efektivin e RENEA-s Remal Rada dhe Elton Hithi të arrestuar në të njëjtën kohë.

Hithi ka kërkuar masë më afat duke pretenduar se e ka telefonuar një person i panjohur në emër të një të njohurit të tij në Angli, dhe i ka thënë “Kam një pako për ty. Hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik”.

Hithi pretendon se ka shkuar për korrektësi me shokun dhe e ka filmuar me telefon takimin. Ai ka treguar se pasi ka shkuar me Radën e ka marrë pakon dhe e ka vënë në makinë, i ka ndaluar policia. Ai ka treguar përballë grupit hetimor se ka në telefon kontaktet me personin që i ka dhënë porosinë. 

Një ditë më parë dy të arrestuarit kanë refuzuar të japin mostër ADN-je.

remal rada

Sondazh

Poll