Aktualitet

Kishte shumë “vizitorë” në shtëpi, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali për tregti droge

Prej disa ditësh, në vazhdën e shërbimeve specifike që synojnë të frenojnë fenomenin e shpërndarjes së drogës, Karabinierët e Seksionit Operativ të Compagnia di Parma kanë vënë re lëvizje të dyshimta të njerëzve që hynin në një apartament dhe largoheshin menjëherë.

28 Korrik 2022, 11:01 Nga d.a.
Kishte shumë “vizitorë” në shtëpi, arrestohet
droga e sekuestruar

ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, banues në Parma, për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave vendase, prej disa ditësh, në vazhdën e shërbimeve specifike që synojnë të frenojnë fenomenin e shpërndarjes së drogës, Karabinierët e Seksionit Operativ të Compagnia di Parma kanë vënë re lëvizje të dyshimta të njerëzve që hynin në një apartament dhe largoheshin menjëherë.

Gjatë kontrollit të banesës ku jetonte shqiptari në tavolinën e kuzhinës u gjetën gati 10 gramë kokainë, tashmë e ndarë në doza. Nga kontrolli i shtëpisë është bërë i mundur gjetja në banjë e 30 gramë lëndë narkotike shtesë të fshehur në një kavanoz, shuma prej gati 600 eurosh, të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe një shufër precize.

I dërguar në kazermë, 20-vjeçari u arrestua për qëllime shpërndarjeje droge dhe u mbajt në dhomën e sigurisë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll