Politike

“Në përgjime për blerje votash”, Gjici i përgjigjet Palokës: Thupa-thupe, shihemi në gjyq!

23 Shkurt 2019, 20:27 Nga DOSJA
“Në përgjime për blerje votash”, Gjici i

Tiranë- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në televizionin News24, deklaroi se se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

“Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhi kjo Prokurori? Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këtë prokurori që kemi sot”– tha Paloka.

Por menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe Presidenti klubit të futbollit verilindor, ndërsa hedh poshtë këto akuza.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Gjici shprehet se, Kukësi dhe kuksianët votojnë njerëzit e punës e jo demagogjisë dhe fjalëve boshe. Sipaa Gjicit, kjo deklaratë e Palokës vjen pasi e ndjen humbjen e Bashkisë së Kukësit. Po ashtu ai në një deklaratë nisur për mediet e paralajmëron Palokën për kallëzim për shpifje.

Deklarata e Gjicit për mediet:

Megafoni i opozitës së dështuar dhe të shkërmoqur, foli sërish!

Nuk çuditem, por mëshiroj çdo kënd, i cili nuk informohet, apo nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

E kam thënë e rithënë: Prej vitesh nuk administroj asnjë biznes, jo më të përfitoj tendera. Kjo është lehtësisht e verifikueshme!

Sot, u akuzova, se kam përfituar tenderin për Universitetin e Durrësit. Gënjeshtër fund e krye.

Tenderi për godinën e Universitetit, është realizuar në fillim të vitit 2013, kur në qeveri ishte Partia Demokratike! Madje, kompania që unë administroja dikur, nuk ka marë ende as paratë e punës së bërë.

U tha, se kam përfituar 30 milionë dollarë tendera!!!

Megafoni i djegur i PD-së, ti vërtetojë, pasi në të kundërt, do shihemi në gjyq!

Kam vetëm një përgjigje për opozitën e rrjepur e shkërmoqur: Ethet e humbjes u kanë nisur!

Reagimi i Safet Gjicit në Facebook:

“Çudia më e madhe, 3 ditë zgjat”!

SHQUPI vijon përbaltjen, pasi u panë qartë sesa e duan Shqipërinë nga shqiptarët e ndërkombëtarët.

Thape-thupja hodhi shashkën e radhës, medemek që unë paskam blerë vota!!!
O të shkretë, ju nuk e njihni Kukësin e kuksianët, të cilët vlerësojnë njerëzit e punës, jo demagogjisë dhe fjalëve boshe!

U kuptoj, meqë Thape-thupja erdhi në Kukës dhe ndjeu humbjen e bashkisë, mendoi ta lëshonte dhe një shashkë!

Po pse more qyqar, ti për budallenj i di kuksianët?!

Rri i qetë, përgjigjien do e marrësh më 30 qershor!

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka gjici i përgjigjet palokës safet gjici i përfshirë në blerje votash thupa-thupe edi paloka gjici i përgjigjet palokës safet gjici i përfshirë në blerje votash thupa-thupe

Sondazh

Poll