Politike

Pse na tradhëtojnë rrugës së pushtetit? Majko: Liderit i mungon struktura morale

23 Shkurt 2019, 18:31 Nga DOSJA
Pse na tradhëtojnë rrugës së pushtetit? Majko: Liderit i

Tiranë- Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka mbajtur një fjalë në takimin e LEAP (Leadership Development Association Albania & Kosovo), ku ka është ndalur edhe tek protesta e studentëve, ndërsa shprehet se liderit politik i mungon struktura e moralit të fesë.

Sipas tij, “Revolta e studentëve para pak kohësh ngriti disa pyetje lidhur me lidershipin në shoqërinë tonë. A jemi të aftë të prodhojmë lider? Dhe, pse liderët na tradhëtojnë rrugës së pushtetit?”.

Majko thotë në fjalën e tij, se “Liderit në politikë që nga koha e Risheljesë i mungon struktura morale e fesë. Kjo, jo si pasojë e dëshirës por se qeverisja dhe lidershipi janë të përkohshëm. Ata shoqërohen gjerësisht me justifikimin intelektual i cili mospërmbushjen e keqinterpreton si pragmatizëm dhe pakujdesinë e pabarazisë e konsideron edhe liberalizëm.”

Pjesë nga fjala e Majkos:

Revolta e studentëve para pak kohësh ngriti disa pyetje lidhur me lidershipin në shoqërinë tonë. A jemi të aftë të prodhojmë lider? Dhe, pse liderët na tradhëtojnë rrugës së pushtetit?

Në mesin e shoqërisë ka gjithmonë një sektor të gjerë i cili ka nevojë për një udhëheqës “shpirtëror” i cili quhet lider.

Lideri është një produkt inteligjence. Aplikimi i liderit në politikë përbën një debat të vështirë jo vetëm për shoqërinë shqiptare. Në esencë debati për “liderin” është tregues i nivelit të vetë shoqërisë dhe i marrëdhënies së saj me lirinë.
Qenia njerëzore ecën në luginën e jetës së vet duke pasur në një krah instiktet e mbijetesës dhe në krahun tjetër qëllimet e engjëjve. Pranimi i liderit ndihmon në në shpejgimin e vetes dhe të asaj që dëshiron nga politika dhe politikanët.

Mësimet e historisë sado të “vjetra” fshehin dhe aplikimet e së resë. Kur flasim për politikën dhe marrdhënien e saj me historinë kuptojmë se jemi duke diskutuar për të diturat e panjohura.

Liderit në politikë që nga koha e Risheljesë i mungon struktura morale e fesë. Kjo, jo si pasojë e dëshirës por se qeverisja dhe lidershipi janë të përkohshëm. Ata shoqërohen gjerësisht me justifikimin intelektual i cili mospërmbushjen e keqinterpreton si pragmatizëm dhe pakujdesinë e pabarazisë e konsideron edhe liberalizëm.

Mënyrat e veprimit të liderit në politikë është produkt i mendimit intelektual. Gjërësisht, ai është një prishës i të ashtuquajturit stabilitet i një shoqërie të caktuar. Rusoi ishte simbol këtij antikonformizmi. Ai e rishpiku politikën duke shpallur shtetin “baba” dhe qytetarin “fëmijë”. Eshtë e vështirë të hysh në materien e lidershipit në shoqërinë e sotme moderne pa kaluar nga “stacioni” i parimit të Rusoit se “kush kontrollon mendimet e njerzve, kontrollon veprimet e tyre”.

Kujtojmë se revolta e studentëve nxori në pah një sërë problemesh në sistemin arsimor shqiptar, ndërsa bërë që Kryeministri Edi Rama, të ndryshonet qeverinë, duke shkarkuar mes të tjerëve edhe Ministren e Arsimit. Protesta e Studentëve nisi nga Fakulteti i Arkitekturës, për tu përhapur dhe masivizuar në të gjithë Shqipërinë. Studentët kërkonin uljen e tarifave, përmirësimin e kushteve të konvikteve apo edhe anulimin e ligjit “Për Arsimin e Lartë”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike liderit i mungon struktura morale pandeli majko revolta studentore liderit i mungon struktura morale pandeli majko revolta studentore

Sondazh

Poll