Politike

Opozita shpall sezonin e protestave, Basha: Në 28 shkurt, 7 e 16 mars populli në shesh

23 Shkurt 2019, 17:06 Nga DOSJA
Opozita shpall sezonin e protestave, Basha: Në 28 shkurt, 7 e 16 mars

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një prononcim për mediet ka paralajmëron për protesta të mëdha kombëtare.

Në një dalje pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Basha u shpreh se protesta e parë do të jetë më 28 shkurt, për tu ndjekur me një tjetër protestë më 7 mars dhe një tjetër më datën 16 mars, që sipas tij do të ketë si synim rrëzimin e Edi Ramës.

“Kolegji i kryetarëve ka vendosur për zbatimin e vendimeve të Kryesisë. Javën e ardhshme, paraprakisht me 28 shkurt dhe 7 mars, do të zhvillohen protesta kombëtare para Asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e Kuvendit të Shqipërisë. Më datën 16 mars, do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare, me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës, protesta që do të kenë si qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit qytear dhe zemërimit qytetar, për reagimin e papërgjegjshëm të klikës kriminale që është kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. Një gjë është e sigurtë, se hapi që kemi hedhur të enjten është pakthim jo vetëm për opozitën por edhe për Edi Ramën.”, – tha Basha ndër të tjera.

Deklarata e plotë e Bashës:

Më 28 shkurt dhe më 7 mars do të organizohen protesta kombëtare para asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e Parlamentit. Me 16 mars do të zhvillohet një protestë e madhe kombëtare, me qëllim rrëzimin e uzurpuesit të qeverisjes së Shqipërisë, Edi Ramës

• Hapi që kemi hedhur të enjten e kaluar nuk është pa kthim vetëm për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është sot misioni më i madh kombëtar që ka çdo shqiptar që do familjen dhe fëmijët e tij

• Ne nuk do t’i lëmë as zgjedhjet e ardhshme, as fatin e shqiptarëve në dorë të narkomafias që po bëhet gati të blejë zgjedhjet e ardhshme, sepse zgjedhje të ardhshme me narkomafian apo me Maduron e Ballkanit, nuk do të ketë.

• Pushteti i takon dhe do t’i kthehet pronarit të vërtetë, sovranit popull, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, mekanizmit që e tmerron Ramën dhe që e ka asgjesuar bashkë me Niçet, Shullazët, Habilajt, Dakot, Sejdinët e me shokë.

• Sezoni i protestave vetëm sapo ka nisur dhe nuk do të ketë të ndalur. Asgjë s’do ta frenojë energjinë popullore për largimin e së keqes dhe për t’i dhënë Shqipërisë të nesërmen që meriton, pa Edi Ramën, pa kriminelët, pa narkotrafikantët, pa hajdutët oligarkë.

Ditë më parë, Opozita dorëzoi mandatet e deputetit, ndërsa paralajmëroi qeverinë dhe Kryeministrin Rama se do të përballen me zemërimin e qytetarëve deri në rrëzimin e tyre. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha djegia e mandateve te opozites protesta kombëtare basha djegia e mandateve te opozites protesta kombëtare

Sondazh

Poll