Politike

Opozita kërkon largimin e tij, Rama tregon mesazhet që ka marrë nga qytetarët: Aman mos lësho pe

23 Shkurt 2019, 16:58 Nga DOSJA
Opozita kërkon largimin e tij, Rama tregon mesazhet që ka marrë

PËRMET– Gjatë takimit me qytetarët e Përmetit, kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhet që i kanë ardhur në telefonin e tij pas pretëndimeve të opozitës për dorëheqjen e tij.

Rama ka treguar se qytetarët i kishin kërkuar që të mos largohej.

“Më shkruanin: Aman mos lësho pe? Unë s’kam pe për të lëshuar, unë kam vetëm një detyrë për të kryer. Ne do të qeverisim deri kur të mbarojë mandati ynë. Ne nuk jemi si ata, ne e kemi marrë këtë detyrë nga njerëzit dhe do ta kryejmë deri në fund. E kemi marrë me gjithë zemër, me mish e me shpirt.”

Rama nuk ka anashkaluar edhe temën kryesore të disa ditëve atë të djegies së mandateve të opozitës.

“Cili shqiptar me mend në kokë mund të pranojë që sot në 2019 Shqipëria të kërcënohet nga fantazmat e 1997? Për çfarë? Që Saliu mos t’i nënshtrohet drjtësisë, Luli mos të humbë karrigen dhe Monika të kthehet me kokë në mes të tepsisë? Këto nuk i ha njeri.”

Gjatë takimit të sotëm, kryeministri Rama u shpreh gjithashtu se partia e tij do të fitonte duke zëvendësuar kryebashkiakun e qytetit. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam edi rama permet bashkia qe duam edi rama permet

Sondazh

Poll