Politike

“Po të dridhet dora”, Basha ndërpret prononcimin dhe i merr mikrofonin. Gazetari: Na bëre ‘meme’ tani (VD)

23 Shkurt 2019, 18:07 Nga DOSJA
“Po të dridhet dora”, Basha ndërpret prononcimin dhe i

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, doli mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediet, pas mbledhje së kolegjit të Kryetarëve, ku paralajmëroi për protesta kombëtare deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. (Lexo këtu)

Por gjatë deklaratës së tij, ai ka shkëmbyer batuta me gazetarin Klajdi Bodlli, duke i marrë mikrofonin nga dora, për shkak se ai po dridhej nga i ftohti.

“Ta mbaj unë se ke ftohtë, po të dridhet dora, ma jep mua këtu, e mbaj unë… lëshoje, lëshoje, e mbaj unë se po dridhesh… E mban kjo kolegia. Frikë nuk ke pse të kesh, frika vdiq më 16 shkurt”, i tha Basha gazetarit, duke ndërprerë konferencën për shtyp dhe duke i marrë mikrofonin nga dora për ta ndihmuar.

Në përfundim të deklaratës së tij, Basha e mbylli sërish me një batutë, ndërsa tha: “Pushteti duhet t’i përkasë popullit dhe gazetarëve të ndershëm, të cilët nuk duhet të dridhen as nga frika dhe as nga i ftohti”.

Po ai nuk u ndal vetëm me batuta, por pas përfudnimit të deklaratës shkëmbeu një përqafim miqësor me gazetarin Bodlli, ndërsa ky i fundit shprehet: “U bëmë meme tani. Tani na bëre meme!”

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha i merr mikrofonin gazetarit klajdi bodlli lulzim basha basha i merr mikrofonin gazetarit klajdi bodlli lulzim basha

Sondazh

Poll