Politike

Veliaj i bën ‘tag’ Kryeministrit, por Rama ‘bllokon’ propagandën e kryebashkiakut (FOTO)

23 Shkurt 2019, 20:12 Nga DOSJA
Veliaj i bën ‘tag’ Kryeministrit, por Rama

Tiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njihet për propagandën e tij të fortë dhe të vazhdueshme, ndërsa reklamon në të gjitha rrjetet sociale punën e tij, apo dhe me regji dërgon pranë medieve lajmet e gatshme.

Ndërsa sot kryebashkiaku ka tentuar të ‘përdorë’ edhe Kryeministrin Edi Rama për propagandën e tij, si duket ky i fundit nuk ka pranuar.

Veliaj, ndërsa ka publikuar në Facebook foto nga aksioni i fundit i Bashkisë duke prishir një ndërtim ngjitur me sheshin “Skënderbej”, ka bërë tag kryeministrin Edi Rama. Ai shprehet se kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin mbi 1,000 ndërtime pa leje. Por ndonëse ai i ka bërë “tag” Kryeministrit, ky nuk dënjon as që ta pranojë që postimi të shfaqet edhe në faqen e tij. Me këtë veprim mund të themi se Kryeministri i ka bërë “block” propagandës së Veliajt.

Kjo nuk mund të merret ndryshe, kur dimë se Kryeministri është mjaft aktiv në rrjetet sociale, madje pasi i ka bërë tag Veliaj, ai ka hyrë edhe live. Ndonëse e ka parë ‘tag-un’, si duket ka zgjedhur ta injorojë. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj propaganda rama i bën 'bllok' veliajt edi rama erion veliaj propaganda rama i bën 'bllok' veliajt

Sondazh

Poll