Politike

Zgjedhjet lokale/ Rama nga Përmet: Kryetari i PD-së të ikë në shtëpi, bashkinë do ta fitojmë ne

23 Shkurt 2019, 16:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ Rama nga Përmet: Kryetari i PD-së të ikë

PËRMET- Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit “Bashkia që duam” ka zhvilluar një takim me qytetarët e Përmetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se partia e tij do të fitojë me votën e qytetarëve që sipas tij bëjnë ndryshimin mes dy palëve politike.

“Unë nuk jam nga ata që flasin keq për kryetarët e bashkisë që nuk janë të partisë, por besoj që është koha që kryetari i bashkisë të shkojë në shtëpi dhe në bashki të jetë një njeri i zgjedhur nga të gjithë, por që vjen aty, jo për të shpenzuar taksat tuaja për të mbajtur me rroga njerëz mbi numrin e nevojshëm, por për t’ua kthyer ju shumë fishbesimin dhe për të bërë për ju shumëçka. Kryetari i bashkisë është këtu i zgjedhur me votat e atyre. Të gjithë e shohim të vërtetën e ndryshimit të madh mes nesh dhe atyre. Përmeti është lënë pas dore” tha Rama.

Më tej, gjatë fjalës së tij Rama ka treguar edhe lidhur me mesazhet që qytetarët i kanë dërguar pas thirrje të opozitës për t’u larguar. (Lexo këtu)

E teksa bashkëbisedonte me qytetarët, Rama u shpreh i shqetësuar se situata politike në vend e shkaktuar prej opozitës do të ndikonte në vend.

Batuta ka pasur edhe me qytetarët, njëri prej tyre i ndërpreu fjalën kryeministrit, ndërsa ky i fundit i pëmendi cilësinë e rakisë së Përmetit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam djegia e mandateve te opozites edi rama rama ne permet bashkia qe duam djegia e mandateve te opozites edi rama rama ne permet

Sondazh

Poll