Politike

Protesta e opozitës/ Basha deklaratë për RT? PD përgënjeshtron lajmin: Ka folur për AP (Video)

23 Shkurt 2019, 19:06 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Basha deklaratë për RT? PD

Tiranë- Mediet raportuan sot se kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë protestës së opozitë më 16 shkurt ka dhënë një prononcim për televizionin Russia Today.

Në raportimet në fjalë thuhet se në fjalën e tij, Basha është shprehur se djegia e mandateve ka të bëjë me faktin se parlamenti nuk është zgjedhur me votat e popullit.

“Parlamenti ynë nuk është produkt i votës së popullit, por siç është bërë e ditur nga përgjime të prokurorisë të publikuara nga media ndërkombëtare, është produkt i krimit të organizuar që ka bashkëpunuar me qeverinë aktuale”.

Më tej, Basha ka pranuar se protestat e opozitës do të vijojnë dhe se në ditët në vazhdim do të shtrihen në të gjithë vendin. Kryedemokrati nga ekrani i RT i ka bërë thirrje qeverisë për një zgjidhje politike.

Po kush është RT?

RT (Russia Today) është një rrjet televiziv ndërkombëtar rus i financuar nga qeveria ruse. Russia vepron edhe në gjuhë të tjera si në anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht dhe rusisht.

Por pas raportimeve të medieve të ndryshme, ka reaguar edhe Partia Demokratike, me anë të një deklarate shpërndarë për mediet. 

Sipas PD-së, prononcimi nuk është për RT, por për Associated Press (AP). 

“Disa media kane keqinformuar opinionin publik sot sikur Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhene interviste per Russia Today. Kjo eshte e pavertete. Kryetari Basha eshte intervistuar nga Associated Press dhe jo nga Russia Today”, – thuhet në reagimin e PD.

Nga ana tjetër, në faqen zyrtare të RT nuk është videoja e prononcimit, që të lë të mendosh se RT ka përdorur pamjet e AP. 


(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha per rt djegia e mandateve te opozites lulzim basha pd protesta e opozites 16 shkurt 2019 basha per rt djegia e mandateve te opozites lulzim basha pd protesta e opozites 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll