Politike

Bllokimi i buxhetit/ Kryetarja e Bashkisë Përrenjas: Është me urdhër nga lart, shërbimet në kolaps

23 Shkurt 2019, 16:53 Nga DOSJA
Bllokimi i buxhetit/ Kryetarja e Bashkisë Përrenjas: Është

Kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe greut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se kanë bllokuar buxhetin e bashkisë për interesa të tyre. (Lexo këtu)

E ftuar në studion e televizionit Fax News, Rira është shprehur se Bashkia e Përrenjasit dhe ajo e Skraparit, janë të vetmet Bashki pa buxhet, ndërsa sipas saj kjo ndodh për shkak se anëtarët e PS-së nuk marrin pjesë në mbledhje.

Për Rirën, bllokimi i buxhetit vjen me urdhër nga lart, ndërsa shton se diçka e tillë i intereson kreut të grupit të PS-së Taulant Balla.

“Patjetër që është me urdhër nga lart. Taulant Ballës i intereson bllokimi i buxhetit. I them atij të vijë një herë dhe të drejtojë një Bashki që ta kuptojë”, – tha Rira.

Më tej ajo u shpreh se rritja ekonomike është thjeshtë një propagandë jashtë realitetit, pasi sipas saj nëse do të flitet për këtë me njerëzit do të kuptohet lehtsësisht varfëria dhe dëshira e tyre për tu larguar nga vendi.

“Se ne jemi në një rritje ekonomike, është një propagandë masive, që nuk bëhej as edhe në kohën e socializmit. Këta tregojnë një realitet krejt ndryshe.

Nëse shkon e flet në bashki të vogëla si Bashkia e Përrenjas, njerëzit flasin me vete. E vetmja gjë që duan, është të largohen nga vendi”, – deklaroi Rira.

Kryebashkiakja tha: “Shërbimet primare në Bashkinë e Përrenjasit janë krejtësisht të bllokuara. Kemi patur mbledhje të këshillit Bashkiak, por anëtarët e Partisë Socialiste nuk vijnë”.

Po ashtu ajo hodhi akuza edhe nga ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi, që sipas saj ka penalizuar Bashkitë e vogla me protjektet e zhvillimit.

“Ish-Kryeministri Niko Peleshi, ka penalizuar Bashkitë që nuk ishin të Partisë Socialiste. Të gjithë projektet janë shpërndarë në bashkitë e PS-së. Bashkia e Përrenjasit ka qenë ndër të fundit që ka përfituar”, tha Rira, ndërsa akuzoi këshilltarët socialistë se janë zgjedhur me lloj lloj marifetesh pa e merituar.

“Janë bërë këshilltar me lloj lloj marifetesh të pahijshme dhe jo ligjore, dhe nuk e dinë se vendimet që merren janë të rëndësishme”, – deklaroi Rira.

Të qenit në pakicë në Këshillet Bashkiake, ka bërë që si në Bashkia e Përrenjasit ashtu edhe ajo e Skraparit të bllokohet buxheti. Kryetarët respektivë, akuzojnë deputetët socialistë Taulant Balla dhe Nure Belba, që sipas tyre u bëjnë presion këshilltarëve socialistë që të pengojnë miratimin e buxhetit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia perrenjas bllokimi i buxhetit miranda rira bashkia perrenjas bllokimi i buxhetit miranda rira

Sondazh

Poll