Politike

Protestat e opozitës/ Rama: Lutem çdo natë që të mos t’i kushtojë punëtorëve

23 Shkurt 2019, 17:15 Nga DOSJA
Protestat e opozitës/ Rama: Lutem çdo natë që të mos

PËRMET- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Përmet në kuadër të dialogut ‘Bashkia që duam’.

Ndër të tjera, Rama ka ndarë me qytetarët faktin që çdo natë lutet para se flejë pasi është i shqetësuar për faktin se situata politike e krijuar nga opozita mund të ndikojë te turizmi në vend.

Në 5 vite e gjysëm kemi bërë për Përmetin atë që nuk bën ata për 25 vite. Nga ana tjetër unë si kryeministër i këtij vendi ju them që keni ujë 24 orë, edhe pse nuk është temë që duhet hapur. Nga ana tjetër patëm fatin që të ishim tek ish-kopshti mos gaboj ku një djalë po hapte një hotel, ashtu edhe si shumë të tjerë kanë krijuar strukturat e mikëpritjes që vlejnë si instrument fitimi për shtëpinë e varfër. Këto bëjnë që Përmeti të krijojë emër për turizmin, bujtinat, agroturizmin. Këto përbëjnë një pikë të suksesshme për imazhin e vendit në anën tjetër të botës. Lutem çdo natë përpara se të mbyll sytë dhe çdo mëngjes përpara se të hap sytë që kjo që na ka ndodhur të mos t’i kushtojë punëtorëve, tregtarëve. Sipas të dhënave nuk ka të njëjtën numër konsumi, ka rënë se nga ajo e shtuna që bën atë figurë për botën,”– tha Rama.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar dy protesta të mëdha në kryeqytet. Pas tyre deputetët kanë marrë vendimin për djegien e mandateve të tyre. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Rama nga pushteti dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam edi rama rama ne permet bashkia qe duam edi rama rama ne permet

Sondazh

Poll