Politike

Meta kryetar i Partisë së Lirisë/ Boçi: Mirëpresim ndryshimet e ndodhura, nuk ka garë mes nesh

Boçi tha se e mirëpriste ndryshimin sepse sillte edhe risi të reja

26 Korrik 2022, 14:50 Nga A.B
Meta kryetar i Partisë së Lirisë/ Boçi: Mirëpresim
Luciano Boci

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi është pyetur ditën e sotme në lidhje me ndryshimet e fundit politike. I pyetur nga 'Faxnews' mbi ndryshimin e emrit të LSI-së, në “Partinë e Liris”, Boçi tha se e mirëpriste ndryshimin sepse sillte edhe risi të reja. Ai theksoi se nuk kishte asnjë garë mes partive për të qenë të parat në frontin opozitar, pasi vendi i PD-së, pranohej nga të gjithë.

“Ndryshimet e bëra janë fleksibilitete të natyrshme që sjellin risinë në bashkëpunim me Frontin opoazitar. Unë e mirëpres ndryshimin jo thjesht të emrit, por edhe të qasjes ndaj qytetarëve mbi zhvillimet e reja që kanë ndodhur.  Kur flitet për bashkim partish brenda një fronti, rëndësia dhe forca e PD është e ditur tashmë edhe e pranuar. Por kjo nuk ndikon në të qenurit i barabartë në betejën që ne zhvillojmë në raport me qeverinë. Të gjitha partitë kanë specifikat dhe rolin e tyre brenda frontit opozitar. Unë e pranoj projektin e zotit Meta, që nuk ka garë kush është i pari dhe i dyti. Duam apo nuk duam ne PD për shkak të mënyrës sesi organizohet, ka rolin e saj të gjithëpranuar. Kjo forcë e saj nuk ndikon në dobësimin e partive të tjera. Një autonomi e tillë, thjesht na ndihmon që fronti opozitar të jetë në harmoni të plotë dhe të jetë më i bashkuar”– u shpreh Boçi.

Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

luciano boci

Sondazh

Poll