Politike

VD-"Këta vdesin içik për doganë", Meta thumbon qeverinë dhe tregon "mëkatet" e LSI: Sollëm rotacionin, nuk ishim gabim!

Meta ironizoi edhe përplasjen e kreut të doganave Gent Gazheli

26 Korrik 2022, 13:39 Nga f.g
VD-"Këta vdesin içik për doganë", Meta thumbon
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e quan gabim aktivitetin e LSI. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët nga selia e PL, Meta tha se LSI ishte partia që vendosi për ndryshimet kryesore në vend. Meta ironizoi edhe përplasjen e kreut të doganave Gent Gazheli me botuesin Irfan Hysenbelliu, kur tha indirekt se "PS vdes içik për dogana".

Pyetje: A i amniston ndryshimi i emrit gabimet e LSI?

Ilir Meta: Të themi që ishte gabim LSI? Pse, ngaqë lidershipi i asokohe i PS pengonte integrimin, pasi Nano bllokoi marrëveshjen e MSA, se PS vdes për içik dogane. Për fat të keq, këtë të doganës e kanë problem të madh. Bëra kundërshtar kur isha kryeministër se mbylla atë traun se iu thashë atyre s'shkoj më në Bruksel të gënjej për hajdutllëqet tuaja dhe falë LSI erdhi rotacioni, erdhi qeveria e re e nisi me luftën e bandave e mbylli me marrëveshjen e MSA. Kjo është historia dhe LSI bëri një akt të madh, i dha vendit një ritëm të madh. Marrëveshja garantoi stabilitet të madh nga të cilat përfiton dhe sot Shqipëria. Edhe në rotacionin e 2013-ës dhamë kontributin tonë dhe i vumë kusht Ramës të votonte 3 ligjet sepse këtë e ka specialitet se nga integrimi, reformat, mediat nuk mund të përfitojë për ta kthyer qeverinë në bankomat, dhe për atë bandë që është banda qeveritare e inçeneratorëve. LSI gaboi me mandatet e mori ndëshkimin. Kanë bërë punë të mirë me inceneratorët.  Do merrem dhe me bandën e rrugëve se jam marrë me kostot e rrugëve dhe i di mirë.

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

ilir meta partia e lirise gent gazheli

Sondazh

Poll