Politike

VD-Mori urim nga diplomatët e huaj? Meta: Nuk shqetësohem për ata, nuk pres vota nga ndërkombëtarët

Meta tha se nuk shqetësohet pasi nuk pret vota nga ndërkombëtarët por nga shqiptarët.

26 Korrik 2022, 13:45 Nga A.B
VD-Mori urim nga diplomatët e huaj? Meta: Nuk shqetësohem për
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme se nëse ishte uruar për postin e ri nga diplomatët e huaj. Për gazetarët, Meta tha se nuk shqetësohet pasi nuk pret vota nga ndërkombëtarët por nga shqiptarët.

Pyetja: Nuk ka reagim nga selitë diplomatike në Tiranë, a keni pasur komunikim apo urime nga diplomatë të huaj?

Meta: Nuk kam shqetësim nëse nuk ka, shqetësim është kur nuk reagojnë partizanët për aferat. Nuk kam asnjë shqetësim tjetër, janë afera që ua kam bërë të ditur me letra në dorë, unë jam i lumtur nuk pres vota nga ndërkombëtarët unë e kam me shqiptarët. Cdo detyrim i Shqipërisë me NATO do të plotësohet në mënyrë të shkëlqyer, siç ka ndodhur kur kam qënë ministër. Jan të tjerë ata që bëjnë historira i përfshijnë në politika të brendshme, duan të bëjnë politikë duke spekuluar, e duke mos përmbushur detyrimet si një vend që duhet të kishte hyrë në BE e jo të bënte dhe festa. 

Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

ilir meta

Sondazh

Poll