Politike

VD-“Patriot bangladeshas”, Meta: Çfarë t’i themi Ramës, ai do bangladeshasit, t'i ujisin fushat me kanabis

Ilir Meta u shpreh se personat nga Bangladeshi vijnë në vendin tonë dhe përdoren për të ujitur tokat me kanabis.

26 Korrik 2022, 14:12 Nga A.B
VD-“Patriot bangladeshas”, Meta: Çfarë t’i themi
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se ky i fundit kërkonte zëvendësimin e shqiptarëve me persona nga Bangladeshi për arsye se këta të fundit nuk do i kërkonin llogari për qeverisjen. Po ashtu, ai u shpreh se personat nga Bangladeshi vijnë në vendin tonë dhe përdoren për të ujitur tokat me kanabis.

'Po ça t’i themi ne këtij, patriot bangaladeshas? Kur thotë të ikin shqiptarët dhe të vijnë bangladeshasit. Ata vijnë këtu për një copër bukë thotë, nuk më kërkojnë llogari për inceneratorët. Të vijnë të punojnë si skllevër, madje edhe ato fushat e kanabisit i ujisin më lirë se këta shqiptarët që na kërkojnë edhe të drejta.'- tha Meta.

ilir meta partia e lirise

Sondazh

Poll