Politike

VD-Pas 30 vitesh sërish ju, Berisha e Rama në politikë? Meta: Të punojnë të rinjtë dhe t’ia marrin PD-në Berishës

Meta kërkoi nga të rinjtë e përfshirë në Partinë Demokratike që të punojnë shumë e t'i zënë vendin Sali Berishës në parti. 

26 Korrik 2022, 13:52 Nga A.B
VD-Pas 30 vitesh sërish ju, Berisha e Rama në politikë? Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi nga të rinjtë shqiptarë që të punojnë shumë. Madje, përballë gazetarëve, Meta kërkoi nga të rinjtë e përfshirë në Partinë Demokratike që të punojnë shumë e t'i zënë vendin Sali Berishës në parti. 

'Nuk besoj se ky është problemi i qytetarëve shqiptarë. Problemi i tyre është se ato vidhen çdo ditë. Për një kamarier shkon banda e tatimeve dhe i mban peng dhjetra mijëra hallexhinj që nuk u mbështetën nga shteti. Të punojnë dhe në PD e të punojnë më shumë se Berisha, t'ja marrin partinë. Këto janë turpe të mëdha, ku punon ai kë ka mik ai.. Njerëzit duhet të bëhen pjesë e ndryshimit, për të dhënë një mesazh qytetarie. '- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll