Politike

VD-Shkarkimi i Ahmetajt, Meta: Lojëra për të fituar kohë, është larguar prej kohësh

Meta u shpreh se ajo që ndodhi ishte e gjitha një lojë për të fituar kohë. 

26 Korrik 2022, 14:06 Nga A.B
VD-Shkarkimi i Ahmetajt, Meta: Lojëra për të fituar kohë,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme përballë gazetarëve se shkarkimi i Arben Ahmetajt nga posti i zëvendës kryeministrit ka ndodhur me kohë. Meta u shpreh se ajo që ndodhi ishte e gjitha një lojë për të fituar kohë. 

'Ka kaluar koha e shkarkimit këto janë për të fituar kohë, lojëra për të prodhuar ndonjë laj. Ai është shkarkuar prej kohësh. Nuk ka asgjë të përbashkët me Rilindjen tonë kombëtare, emrin e përdori për mashtrim, e shikoni të gjithë se çfarë bëjnë çdo ditë, kërdinë. Ky është një regres i madh për vendin.'- është shprehur Meta. 

Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

ilir meta partia e lirise

Sondazh

Poll