Politike

VD-"Mos më pyesni më për non-gratën" e Berishës, Meta flet për ndërkombëtarët: Ne kemi interesin e vendit tonë

Meta tha se Shqipëria ka rregullat dhe interesat e saj dhe nuk ka për të bërë kurrë lojën e Ramës. 

26 Korrik 2022, 14:01 Nga f.g
VD-"Mos më pyesni më për non-gratën" e
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partia e Lirisë, Ilir Meta tha se do të bashkëpunojë me kryedemokratin Sali Berisha pavarësisht sanksioneve nga SHBA dhe ndërkombëtarët. Meta tha se Shqipëria ka rregullat dhe interesat e saj dhe nuk ka për të bërë kurrë lojën e Ramës. 

"Mos më pyesni më për Berishën Non Grata sepse këtë përgjigje kam. Këto janë pyetje nga Edi Rama. Për një gjë jam i sigurt se Berisha nuk ka shkelur asnjëherë në ligjet e SHBA-ve, ndryshe nga  gruaja e Bilalit i shkeli të gjitha dhe e mbylli me një marrëveshje çështjen e tij. Dhe unë s’kisha ç bëja kur bashkëpunova me PS. Nuk do bashkëpunoj me asnjë pavarësisht Non gratave ne kemi interesin tone, nuk kemi për të bërë lojërat e Ramës."-tha Meta.

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

 

ilir meta sali berisha nongratat e britanise

Sondazh

Poll