Sport

E BUJSHME! Presidenca e PSG fut duart në Spanjë, gati blerja e aksioneve të klubit historik

Presidenca e PSG synon La Liga-n. Katar Sports Investments ka bërë një ofertë për blerjen e Espanyol.

14 Korrik 2022, 19:31 Nga DOSJA

E BUJSHME! Presidenca e PSG fut duart në Spanjë, gati blerja e

SPANJË- Presidenca e PSG synon La Liga-n. Katar Sports Investments ka bërë një ofertë për blerjen e Espanyol. Aktualisht, në klubin katalanas ndodhen prodhuesit kinezë të lodrave të Grupit Rastar, të cilët e blenë klubin në vitin 2016. Megjithatë, pas vetëm gjashtë vitesh, presidenti Chen Yansheng ka vendosur ta nxjerrë në shitje klubin.

Deri më tani, janë dy blerës potencialë, të cilët, sipas Radio Marca, kanë paraqitur ofertën. Presidenca e PSG dhe një grup nga Amerika e Veriut. Katar Sports Investments bleu ekipin francez në 2011 dhe tani do të donte të investonte në kampionate të tjera. Skuadra e Parc des Princes ka dominuar futbollin francez në vitet e fundit por ende nuk ka arritur të arrijë sukses europian.

Nëse presidenca e PSG arrin të blejë Espanyol, klubi katalanas nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Rregullat, në fakt, janë strikte sa i përket “timeshare”.

E.Ç (Dosja.al)

psg

Sondazh

Poll