Sport

Chelsea ëndërron për Leaon, por Milani mendon të rinovojë dhe ‘ta lidhë’ portugezin

Kuqezinjtë e konsiderojnë anësorin e majtë të patransferueshëm, por duhet të negociojnë rinovimin e kontratës së tij

14 Korrik 2022, 16:20 Nga DOSJA
Chelsea ëndërron për Leaon, por Milani mendon të

ITALI - Rafael Leao është rikthyer dje në Milanello për t'u vënë sërish në dispozicion të trajnerit Pioli. Për Milanin, sulmuesi kryesor i ‘Scudetto’-s së 19-të është një lojtar thelbësor, i paprekshëm. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Chelsean të testojë ujërat me menaxherët e portugezit për të kuptuar mundësinë të sjelljes së tij në Londër. Me pak fjalë, sipas asaj që shkruajnë tabloidët anglezë, pronësia e re amerikane e bluve, pasi ka mbyllur kontratën me Koulibaly, po studion tregun. 

Operacioni në kufi me të pamundurën, sepse bie ndesh me vullnetin e fortë të Milanit për të mos privuar veten nga Leao, një xhevahir për më tepër i “blinduar” nga një klauzolë prej 150 milionë eurosh. Megjithatë diçka duket se po lëviz, ose të paktën Chelsea do të donte të përpiqej të futej në mes të një negocimi, për rinovimin e kontratës që skadon në 2024.

Gjithsesi filtra qetësie absolute nga Casa Milan, për të thënë të vërtetën. Të paktën në lidhje me të ardhmen e afërt të Rafës. Klauzola e lartpërmendur dhe marrëdhënia e shkëlqyer me lojtarin, konsiderohen garanci për të tashmen dhe të ardhmen e afërt. Ndryshe nëse duam të flasim për kontratën që skadon pas dy vitesh: klubi tha se ishte gati të rriste pagën e lojtarit deri në gjashtë milionë në sezon, me një zgjatje deri në vitin 2027, për momentin nuk ka përgjigje nga lojtari.

Leao e di që mund të aspirojë për fitime shumë më të larta, megjithatë, ai ka vendosur të blejë kohë. Kjo mund të favorizojë përfshirjen në këtë ‘histori’ edhe të klubeve të tjera europiane, që pashmangshmërisht i kanë sytë te një prej lojtarëve më të fortë përreth.

Tani për tani ka qenë sondazhi i Chelsea, sërish nga Anglia po përflitet edhe për një tentativë të radhës nga City. Me pak fjalë, nëse për momentin situata e lidhur me të tashmen, kjo nuk e tremb Milanin, por duke parë pak më tej, ka nga ata që fillojnë të identifikojnë një çarje të rrezikshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll