Sport

Man.United projekton një ish-madrilen për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon

Sipas raportimeve nga Franca, ‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për Moussa Dembélé për të përforcuar repartin e tyre sulmues në rast të largimit të mundshëm të yllit portugez

14 Korrik 2022, 16:38 Nga DOSJA
Man.United projekton një ish-madrilen për të

ANGLI - Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Manchester United dhe ndërsa lista e klubeve kandidate për ta marrë atë po zgjerohet, po kështu është edhe lista e kandidatëve që mund ta zëvendësojnë yllin portugez. Një prej tyre, sipas mediave franceze, është Moussa Dembélé.

Lyon e vlerëson largimin e Moussa Dembélé, pasi e sheh rinovimin e tij si të vështirë dhe konsideron se do të ishte një gjë e mirë shitja e tij pas huazimit te Atlético Madrid. Pas punës së tij të mirë në Celtic, Dembélé ka një 'poster' në Angli dhe Arsenali gjithashtu po mendon për një bashkëpunim me të.

Gjithsesi, francezi do të ishte një nga dy blerjet që United po shqyrton si kandidatura të mundshme, nëse Cristiano Ronaldo largohet përfundimisht nga ‘Old Trafford’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll