Sport

Gjyqtari italian pezullohet përkohësisht për trukim ndeshjesh, hetimet vazhdojnë

Francisco Totaro është një arbitër tenisi i nivelit kombëtar në Itali. Pezullimi i tij i përkohshëm ka nisur nga data 22 qershor 2022.

14 Korrik 2022, 16:54 Nga DOSJA
Gjyqtari italian pezullohet përkohësisht për trukim ndeshjesh,

ITALI - Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit konfirmoi të enjten se arbitri italian Francesco Totaro është pezulluar përkohësisht, në pritje të shqyrtimit të plotë të akuzave për trukime ndeshjesh. Ai është një arbitër i nivelit kombëtar në Itali dhe pezullimi i tij i përkohshëm ka nisur nga data 22 qershor 2022.

"ITIA mund të vendosë në çdo kohë një pezullim të përkohshëm, duke përfshirë para se të lëshohet një njoftim për shkelje të madhe, përpara seancës dëgjimore ose në çdo kohë pas seancë dëgjimore, por përpara se të jepet një vendim me shkrim,”- thuhet në rregulloren Anti-Korrupsion, ku agjensia është bazuar për vendimin, pa dhënë detaje të mëtejshme lidhur me akuzën.

ITIA është një organ i pavarur i krijuar nga organet ndërkombëtare drejtuese të tenisit për të promovuar, inkurajuar, përmirësuar dhe mbrojtur integritetin e tenisit profesionist në të gjithë botën. Në ndërhyrjet e tyre, prania e arbitrave nuk është e zakonshme, pasi pjesa më e madhe e të përfshirëve në rastet e zgjidhjeve janë tenistë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll