Sport

Gjilani ngec në Letoni ndaj Liepajas, përfundon në raundin e dytë aventura europiane për ekipin kosovar

Gjilani eleminohet në raundin e parë të Conference League. Skuadra kosovare mundet në Letoni nga Liepaja me shifrat 3-1.

14 Korrik 2022, 18:10 Nga DOSJA
Gjilani ngec në Letoni ndaj Liepajas, përfundon në raundin e
Liepaja

LETONI- Gjilani eleminohet në raundin e parë të Conference League. Skuadra kosovare mundet në Letoni nga Liepaja me shifrat 3-1. Ekipi drejtuar nga Zekerija Ramadani, udhëtoi drejt Letonisë me avantazhin e fitores 1-0 në ndeshjen e parë, të cilin nuk arriti ta ruajë dot.

Pas një pjese të parë pa gola, vendasit fituan një penallti në të 49-ën, të cilën e shndërroi në gol Karasauskas. Gjilani reagoi pas dy minutash me Krasniqin duke barazuar shifrat. Ndërsa Belakovic në minutën e 64' dhe Dodo në minutën e 87' nga penalltia shënuan dy herë për vendasit, duke vulosur fitoren 3-1 të Liepajës dhe kualifikimin për në turin e dytë.

E.Ç (Dosja.al)

gjilani

Sondazh

Poll