Sport

Rooney ‘refuzon’ Luis Suarez, kërkon lojtarë të uritur për projektet e tij te DC United

Trajneri anglez, ish-kundërshtarë në Premier League, nuk dëshiron të vejë bast për yjet veteranë në projektin e tij të ri në kryeqytetin amerikan.

14 Korrik 2022, 17:18 Nga DOSJA
Rooney ‘refuzon’ Luis Suarez, kërkon lojtarë të

SHBA - Pasi nuk arriti të bëjë mrekullinë me Derby County, Wayne Rooney ka vendosur të kalojë sërish Atlantikun. Sulmuesi i atëhershëm, kthehet si trajner në DC United të MLS. Rooney kthehet në Uashington në kërkim të një projekti ambicioz dhe të ri, në të cilin duket se Luis Suarez nuk i përshtatet, tashmë i lirë pas përfundimit të kontratës me Atlético Madrid.

Në ndërhyrjen e tij të parë si trajner i ekipit MLS DC United, Wayne Rooney hodhi poshtë mundësinë e nënshkrimit të Luis Suarez për ekipin e tij.

“Unë e respektoj Suarezin. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por unë dua lojtarë të uritur. Unë dua lojtarë që vijnë të uritur, që duan të vijnë në këtë klub, që kanë shumë për të më dhënë dhe që janë të aftë të luajnë në çdo ndeshje dhe të vinë në çdo seancë stërvitore,- shpjegoi ai. - Ne punojmë shumë për të identifikuar profilin e duhur të lojtarit që duam të sjellim dhe jam i sigurt se do të shpallim nënshkrimet e reja së shpejti,”- shtoi ai.

Wayne Rooney dhe Luis Suarez nuk do të takohen si në dekadën e fundit në Premier League. Të dy sulmuesit ishin rivalë në një nga përplasjet klasike të futbollit anglez mes Liverpool dhe Manchester United.

Pasi ishte kyç në sezonin e tij të pare te ‘bardhekuqtë’ e Madridit për të fituar La Ligan, në këtë fushatë pjesëmarrja e tij u ul dhe gjithashtu suksesi i tij në gola. Në 45 ndeshje ai shënoi vetëm 13 gola dhe tre asistime. Në moshën 35-vjeçare, Rooney e sheh sulmuesin uruguajan të uritur, i cili do të duhet të gjejë një destinacion tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll