Sport

Dëmtohet rëndë teksa stërvitej i vetëm, Inter nuk mund ta shesë lojtarin që dikur e bleu 21 mln euro

Dalbert nuk është pjesë e planeve të Interit dhe me një kontratë që skadon më 30 qershor 2023, klubi zikaltër po kërkon të sistemojë mbrojtësin brazilian.

14 Korrik 2022, 17:32 Nga DOSJA
Dëmtohet rëndë teksa stërvitej i vetëm, Inter nuk mund
Inter

ITALI- Dalbert nuk është pjesë e planeve të Interit dhe me një kontratë që skadon më 30 qershor 2023, klubi zikaltër po kërkon të sistemojë mbrojtësin brazilian. Sezonin e kaluar ai luajti në huazim me Cagliarin. Klubi e di se lojtari nuk i përshtatet ideve të lojës së Simone Inzaghit dhe për këtë arsye lojtari po stërvitet i vetëm në Brazil.

Megjithatë, gjatë këtyre seancave stërvitore, ai raportoi për një dëmtim të rëndë që vetë zikaltërit e bënë të ditur përmes një deklarate zyrtare: “Futbollisti Henrique Dalbert, në stërvitjen individuale ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë. Analizat e kryera ditët e fundit në Institutin Klinik 'Humanitas' në Rozzano zbuluan një dëmtim të ligamentit. Lojtari do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim".

Interi tani do të duhet të kuptojë se si ta menaxhojë këtë situatë e cila në mënyrë të pashmangshme mund të mbyllë dyert për disa negociata në merkato të nisura disa javë më parë. Në Appiano Gentile lojtari nuk është parë kurrë dhe rikthimi i tij në fushë do të vonojë shumë.
Kishte disa ide për ta transferuar atë në Spanjë, një hipotezë që ka rënë tani pas ngjarjeve të fundit që e kanë nxjerrë jashtë fushe lojtarin për disa kohë.

E.Ç (Dosja.al)

inter dalbert

Sondazh

Poll