Sport

Legjenda e Arsenalit nën varësinë e bixhozit: "Gruaja ime kontrollon telefonin tim dhe më jep para xhepi"

Legjenda e Arsenalit, Paul Merson flet për betejën e tij me bixhozin.

14 Korrik 2022, 17:55 Nga DOSJA
Legjenda e Arsenalit nën varësinë e bixhozit: "Gruaja ime
Paul Merson

ANGLI- Legjenda e Arsenalit, Paul Merson flet për betejën e tij me bixhozin. Ish-lojtari ka shpenzuar 7 milionë paund për alkool dhe lojëra të fatit, por po përpiqet të dalë nga ky ves, falë edhe ndihmës vendimtare të gruas së tij. 54-vjeçari, në një intervistë të gjatë për GB News, pranon se nuk mund t'i besojë më vetes.

Në fakt, ish-lojtari arriti të kapërcejë varësinë e tij ndaj alkoolit, por zbuloi se bastet janë më të vështira për t'u përballur. Bixhozi kërkon një “betejë të vazhdueshme çdo ditë”, ndaj është gruaja e tij ajo që tani kujdeset për të gjitha paratë. Gruaja kontrollon telefonin e tij çdo ditë dhe i jep para xhepi.

Duke folur me Eamonn Holmes dhe Isabel Webster në GB News, Merson shpjegoi se sa e vështirë është kjo betejë: “Me lojërat e fatit është një betejë e vazhdueshme çdo ditë. Është më mirë, sigurisht, por unë kam ditët e mia. Është e trishtueshme ajo që ndodhi, por unë isha i sëmurë dhe këtë e kam kuptuar. Unë jam një person i sëmurë që përpiqem të shërohem. Unë nuk jam një person i keq apo i dobët që dështon çdo ditë të jetës së tij, jam një person i sëmurë që duhet të shërohet shumë shpejt”.

Merson, i cili vendosi bastin e tij të parë në moshën 16-vjeçare dhe shpenzoi të gjithë rrogën e parë të Arsenalit në vetëm 10 minuta në William Hill, shpjegoi se humbi kohë të çmuar për shkak të varësisë së tij: “Kam humbur shumë para, mos më keqkuptoni, kam humbur një shumë të pabesueshme parash, por kam humbur edhe kohë. Nuk do ta kem kurrë kohën pas. Unë mund t’i fitoj paratë, por nuk mund të fitoj më mbrapsht kohën. Nuk mund të kthehem më kurrë pas dhe të zgjedh të shkoj të shoh fëmijët në lojërat shkollore në vend që të ulem në bare dhe pika bastesh”.

Së fundmi, ish-lojtari falënderon gruan e tij që po e ndihmon shumë në këtë betejë: “Gruaja ime akoma më merr telefonin dhe e kontrollon, sepse ende nuk ka besim, për atë që kam bërë. Kam humbur gjithçka. Ajo kujdeset për paratë. Tani, kam para xhepi, jam 54 vjeç, por kjo është gjithçka që më duhet. Nuk mund të kem para rreth meje”.

E.Ç (Dosja.al)

paul merson arsenal

Sondazh

Poll